Skip to content
Tri vizatime te qytetve ne Kosove, Qendra e Pejes, xhamia, dhe Heroi me nje qen duke vrapuar.

Çka osht “Qeni i Fundit i Lirë”

Qeni i Fundit i Lirë (The Last Free Dog) osht roman grafik (graphic novel) për të gjitha moshat, e shkrueme nga Sarah Begquist Kosumi për qent endacak ne Kosovë. Sarah u inspirua për ketë roman nga vizita e saj e parë në Ballkan ne 2020. Në at’ vizitë Sarah nuk ish në gjendje me fol ne gjuhen shqipe me familjen e burrit të saj Kosovar, k’shtuqë ajo e kaloi një kohë të gjatë tu e vlersue natyren, njerzit, kafsht dhe kulturën n’përgjithësi – në krahasim me shpin e saj në Kaliforni.

Gjatë qëndrimit të saj në Kosovë dhe Ballkan, Sarah vrejti shumë qen endacak nepër rrugë, dhe zakonishit bërllog (mbeturina) ne vendet ku shiheshin qent endacak. Keto pamje e bonën ate të mendoj me shumë rreth qenve endacak: pse ekzistojnë qent endacak, pse ka kaq shumë qen endacak në Kosovë, pse osht normalizue kjo situatë, pse nuk ka qen endacak në Kaliforni, a ka qen endacak ne SHBA, etj.

Një ditë gjatë qëndrimit të tyre ne Kosovë, Sarah dhe burri i saj shkuan në një vozitje rrugve që familja dhe burri i saj i kishin kalue gjatë largimit nga shtepitë e tyre në luftën e Kosovës në vitet 1998-99. Përderisa po udhëtonin nepër rrugë kodrinore, në një vend Sarah vrejti ni hapsirë ilegale me berllog që dokej si ni kodër e vogël. Në maje të kësaj kodre berllogu ishte një qen i vogël endacak që po kerkonte ushqim. Dhe këtu ishte piknisja për qenin e fundit të lirë, Lyri.

Përgjate tri viteve te ardhme, Sarah punoi në krijimin e romanit Qeni i Fundit i Lirë. Për ilustrimet e librit ajo bashkpunoi me artistin nga Peja, Shpend Kada.

“Qeni i Fundit i Lirë” osht roman grafik i zhanrit trillues (fiction), i inspiruar nga qent endacak në Kosovë dhe qeni i sharrit apo deltari ilir (Illyrian Shepherd), e që për qëllim ka vetdijsimin për qent endacak, mbrojtjen e ambientit, rëndesinë e lidhjeve familjare, dhe jo vetem.

Shpresojmë, dhe planifokojmë që në një të ardhme të afërt t’a perkthejmë “The Last Free Dog” në gegnishte të Gjuhes Shqipe.

Tell us what you think!

This Post Has 0 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top