Qeni i Fundit i Lirë (The Last Free Dog) osht roman grafik (graphic novel) për të gjitha moshat, e shkrueme nga Sarah Begquist Kosumi për qent endacak ne Kosovë. Sarah u inspirua për ketë roman nga vizita e saj e parë në Ballkan ne 2020. Në at’ vizitë Sarah nuk ish në gjendje me fol ne gjuhen shqipe me familjen e burrit të saj Kosovar, k’shtuqë ajo e kaloi një kohë të gjatë tu e vlersue natyren, njerzit, kafsht dhe kulturën n’përgjithësi – në krahasim me shpin e saj në Kaliforni.
Gjatë qëndrimit të saj në Kosovë dhe Ballkan, Sarah vrejti shumë qen endacak nepër rrugë, dhe zakonishit bërllog (mbeturina) ne vendet ku shiheshin qent endacak. Keto pamje e bonën ate të mendoj me shumë rreth qenve endacak: pse ekzistojnë qent endacak, pse ka kaq shumë qen endacak në Kosovë, pse osht normalizue kjo situatë, pse nuk ka qen endacak në Kaliforni, a ka qen endacak ne SHBA, etj.
Një ditë gjatë qëndrimit të tyre ne Kosovë, Sarah dhe burri i saj shkuan në një vozitje rrugve që familja dhe burri i saj i kishin kalue gjatë largimit nga shtepitë e tyre në luftën e Kosovës në vitet 1998-99. Përderisa po udhëtonin nepër rrugë kodrinore, në një vend Sarah vrejti ni hapsirë ilegale me berllog që dokej si ni kodër e vogël. Në maje të kësaj kodre berllogu ishte një qen i vogël endacak që po kerkonte ushqim. Dhe këtu ishte piknisja për qenin e fundit të lirë, Lyri.
Përgjate tri viteve te ardhme, Sarah punoi në krijimin e romanit Qeni i Fundit i Lirë. Për ilustrimet e librit ajo bashkpunoi me artistin nga Peja, Shpend Kada.
“Qeni i Fundit i Lirë” osht roman grafik i zhanrit trillues (fiction), i inspiruar nga qent endacak në Kosovë dhe qeni i sharrit apo deltari ilir (Illyrian Shepherd), e që për qëllim ka vetdijsimin për qent endacak, mbrojtjen e ambientit, rëndesinë e lidhjeve familjare, dhe jo vetem.
Shpresojmë, dhe planifokojmë që në një të ardhme të afërt t’a perkthejmë “The Last Free Dog” në gegnishte të Gjuhes Shqipe.
Comments (0)